Nokia Lumia 930: Një celular Windows shumë i mirë

Nokia Lumia 930 është i shpejtë, i ndritshëm dhe një pajisje në përgjithësi e bukur dhe e ndërtuar me një sistem të qëndrueshëm operativ.

Auto & Tek

29/07/2014 15:27

Modeli 930 ka ngjajshmëri të madhe me të gjithë modelet e Lumia, duke përfshirë edhe panelin mbrapa të bërë nga fibra e karbonit.

Nokia ka bërë një punë me të vërtetë të bukur duke inkorporuar celularin me elemente të ndryshme të krijimit dhe me një ekran të shkëlqyer.

Nokia ka vendosur në pllakë të celularit një hapsirë për ruajtjen e të dhënave prej 32GB, së bashku me një hapsirë shtesë prej 7GB në Cloud. Që besoj se askush nuk ka nevojë për më shumë hapsirë në një celularë.

Internalet e tjera të celularit janë në standarde të larta, me 2GB RAM, procesor 2.2GHz dy bërthamësh Snapdragon dhe një bateri 2,420 mAh që do të mund ta përdorni një ditë të tërë celularin.

Celulari përmban sistemin operativ Windows 8.1.