‘Nokia’ do rikthehet në tregun e celularëve

Ata që menduan se ‘Nokia’ do të largohej kaq shpejt nga tregu i celularëve pavarësisht historisë së suksesshme gabohen. Së shpejti gjiganti finlandez do rikthehet së shpejti në treg me surpriza.

Auto & Tek

24/02/2016 00:11

Ky ishte njoftimi që bëri nga podiumi i kongresit botëror të celularëve në Barcelonë administratori i kompanisë, Rajeev Suri.

‘Mund të jetë në 2016, por edhe më vonë, nuk ka një kohë dhe nuk ka pse nxitohemi. Ne kemi gati një projekt të mirëfilltë’, tha Suri.

Në vitin 2014, ‘Nokia’ shiti linjën e saj të pajisjeve tek ‘Microsoft’ për 7.2 miliardë dollarë, duke u angazhuar që të mos ishte në treg deri në vitin 2016.

‘Nokia’ me shumë gjasa do të lidhë partneritet me gjigantin tajvanez ‘Foxconn’ për prodhimin e telefonave të zgjuar. ‘E  rëndësishme për kompaninë finlandeze, do të jetë të gjejë partnerin e përshtatshëm që merret me smartfona’, tha Suri, i cili ndër të tjera njoftoi se ‘Nokia’ do rrisë investimet për të bërë të mundur 5G-në brenda 2016-ës./lajmi.net