Nokia 9 del në GFXBench me Android Oreo

Nuk është se Nokia 9 nuk është zbuluar më parë – kjo ka ndodhur shumë herë deri më tani.

Auto & Tek

15/09/2017 02:24

Megjithatë, të gjitha shfaqjet zbuluan Android 7.1.1 Nougat OS. E pra, ajo që ndryshon tani  është se pajisja tani ka dalë në sipërfaqe në GFXBench, duke përdorur Android Oreo.

Kjo nuk duhet të vijë si një surprizë meqë Nokia 9 pritet të jetë një smartphone i rangut premium dhe Android 8.0 tashmë ka arritur.

Sa i përket specifikave të celularit, thashethemet deri tani sugjerojnë se do të mundësohet nga Snapdragon 835 SoC dhe do të vijë me 6GB ose 8GB RAM dhe 128GB hapësirë, edhe pse GFX zbulon 4GB / 64GB memorie.

Konfigurimi i kamerës thuhet të jetë i njëjtë me atë të Nokia 8. Veçori të tjera përfshijnë skanerin e irisit dhe certifikimin IP68. Çmimi thuhet se është rreth 749 euro.