Nokia 8, modeli tjetër që po vjen nga gjiganti i dikurshëm mobil

Sipas Total Tech Media, dy telefona të pa-njoftuar të Nokia-së kanë qenë të shfaqur në ngjarjen teknologjike CES 2017. Burimet bëjnë të ditur se pajisjet e shfaqura kanë emrin kodik ‘Supreme’ dhe mund të vijnë në treg si Nokia 8.

Auto & Tek

12/01/2017 18:51

Edhe pse pajisjet ndajnë dizajn të ngjashëm, njëra prej tyre pritet të ketë procesorin Snapdragon 835, ndërsa tjetra vjen me Snapdragon 821.

Të dy telefonat do të kena kamerën me 24MP, altoparlantë në anën frontale dhe ekran QHD AMOLED.

Nokia së fundmi ka zbuluar telefonin Nokia 6, i cili është një pajisje e nivelit të mesëm sa i përket specifikave dhe çmimit.

Kompania pritet të zbuloj pajisje të reja në shfaqjen e rradhës, Mobile World Congress, që do të ndodhë në Barcelonë gjatë muajit të ardhshëm.