Noizy “zihet në rrenë”

Reperi nga Shqipëria Noizy po shijon suksesin e këngës së tij “Big body benzo” të cilën e solli të realizuar me videoklip.

ShowBiz

17/06/2015 20:30

Kjo këngë u mirëprit mjaft mirë nga publiku,këtë e tregojnë edhe klikimet e shumta që ka marrë kanalin “Youtube”.

Për momentin “Big body benzo” ka mbi 3 milion klikime,të cilat e kanë bërë të lumtur edhe reperin,transmeton lajmi.net

“3 milion klikime në 3 javë” ka shkruar reperi,por kjo nuk është e vërtetë.Kënga e cila sot ka arritur 3 milionshin është e publikuar me datë 16 maj,që i bie se këto klikime janë mbledhur për 1 muaj.

Mbase reperit i ka pëlqyer kombinimi i numrave por ka harruar se verifikimi është shumë i lehtë.(Lajmi.net)

11349057_10205246666819245_1209562806_n

YouTube player