Noizy zbulon një pjesë të këngës së re

Noizy është shumë aktiv me projekte të reja muzikore.

ShowBiz

01/07/2018 13:22

Pak ditë pas publikimit të këngës “Toto”, ai ka vazhduar punën në finalizimin e projekteve të reja, shkruan lajmi.net.

Përmes një videoje të postuar në llogarinë e tij në Instagram, Noizy ka zbuluar një pjesë të këngës së re.

Bëhet fjalë për këngën me titull “Mirë se vini”, të cilën e kishte paralajmëruar kohë më parë përmes një statusi.

Reperi nuk ka preferuar ta bëjë të ditur datën e publikimit të këtij projekti. /Lajmi.net/

Miresevini..

A post shared by NOIZY (@zinizin) on