Noizy vjen në Prishtinë ‘javë ëm javë’

Noizy duket se është lidhur shumë me Prishtinën. Reperi shqiptar e nisi vitin e ri në kryeqytetin e Kosovës, me disa koncerte për festën e parë të vitit. Rigers Rajku, emri i tij i vërtetë, ka premtuar përmes rrjetit social, Twitter, se do të zbarkojë në Prishtinë çdo javë. “Prap, Per Cdo Jav mke midis…

ShowBiz

05/01/2014 11:23

Noizy duket se është lidhur shumë me Prishtinën. Reperi shqiptar e nisi vitin e ri në kryeqytetin e Kosovës, me disa koncerte për festën e parë të vitit. Rigers Rajku, emri i tij i vërtetë, ka premtuar përmes rrjetit social, Twitter, se do të zbarkojë në Prishtinë çdo javë.

“Prap, Per Cdo Jav mke midis Prishtines”, ka shkruar ai. Mirëpo, reperi më i njohur shqiptar nuk është ndalur me kaq, duke ua ndarë një porosi atyre që e urrejnë. “Gishtin e Mesit kur jam n’maj t’bines”. Dihet se Noizy nuk i ka punët mirë aspak me labelin BabaStars, me të cilët kishte konflikt fizik në Zvicër.