Noizy u mburret rivalëve me makinat luksoze, por shoku i tij e nxjerr zbuluar: Gjysma janë…

Noizy është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm shqiptar, i cili me këngët e tij u bë tejet i dashur për të rinjtë.

ShowBiz

11/12/2018 19:30

Ai realizon shumë koncerte në të gjitha trevat ku ka shqiptarë dhe sigurisht që pjesëmarrja është e shumtë. E sigurisht që këto koncerte dhe këngët e tij që kthehen menjëherë në hit, i kanë gjeneruar shumë të ardhura reperit.

Shpesh herë në rrjetet sociale ai na ka treguar pasionin për makinat luksoze. Së fundi, ai ka postuar një video në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën ka treguar makinat që ka.

“Edhe nëse nuk i keni këto, unë nuk do t’ju bëj ‘diss’. 2008-2018”, ka shkruar Noizy. Por një ndër miqtë e tij me të cilin publikon shpesh herë foto dhe madje e merr edhe në videoklipe, ka shkruar: “Gjysma e tyre është e imja”. Nuk e dimë nëse është e vërtetë apo thjesht shaka, por reperi si ktheu fare përgjigje.