Noizy u drejtohet studentëve: Bëhuni të zgjuar dhe jo kokëfortë

Edhe sot po vazhdojnë protestat e studentëve në Shqipëri.

ShowBiz

17/12/2018 14:21

Studentët po protestojnë për disa ditë me radhë, me qëllim që t’u përmbushen kërkesat e tyre, shkruan lajmi.net.

Këto protesta kanë ngjallur reagime të shumta, në mesin e fytyrave publike që kanë reaguar për këtë çështje është reperi Noizy.

Ky i fundit, për herë të dytë ka shkruar në llogarinë e tij në Instagram, duke u bërë thirrje studentëve të ulen dhe të flasin me Kryeministrin.

“Dita ditës ka me pak protestuse. Behuni te zgjuar dhe jo kok forte. Nuk mund të na genjejne publikisht. Na kan dhene fjalen qe do plotesohen pikat. Atehere hajde ta shohim hajde te flasim me Kryeministrin. Nese pikat nuk plotesohen do jem vet I pari duke ber thirrje te madhe per Proteste”, ka shkruar Noizy. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrfV8zgAXT5/