Noizy tha se vazhdon të jetë mbret, reagon Enca

Noizy dhe Enca Haxhia janë dy prej artistëve më të suksesshëm të estradës shqiptare.

ShowBiz

10/12/2018 16:02

Noizy gjatë ditës së djeshme postoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, përmes së cilës u dërgonte mesazh kundërshtarëve të tij, shkruan lajmi.net.

“Ndaloni Cyrih, ndaloni Rinora. Mos mfolni kurr per rekorde. Vazhdoj të jem mbreti”, ka qenë mbishkrimi që reperi i ka lënë fotos.

Pas tij, Enca ka reaguar përmes një statusi ku shkroi “Kurrë nuk e lëshoj fronin tim. King Enca, Bow Down.

Këtij statusi, ku përmendet titulli i këngës, të cilën e ka në duet me Noizyn, Enca ia shtoi edhe një foto ku shihet e ulur në një karrige. /Lajmi.net/

 

https://www.instagram.com/p/BrNc9oDAYm-/