Noizy po i josh dy shoqet e ngushta

Duket se loja e reperit Noizy për të tërhequr pranë vetes vajzat seksi të showbizit tashmë është përqëndruar mes dy shoqeve të ngushta, ish-pjesëmarrëses së “Big Brother”, Elena Lika dhe sopranos e modeles Oriola Marashi.

ShowBiz

15/10/2017 18:22

Dy vajzat që udhëtojnë shpesh bashkë në jug dhe jashtë vendit duket se kanë krijuar miqësi me reperin e famshëm, i cili nuk është çudi t’i përfshijë në projektet e tij muzikore të grupit “OTR”, Elenën ndoshta si imazh klipesh, ndërsa Oriolën në duete, duke qenë se profesioni i saj i parë është soprano, pasi ndjek studimet e larta në Universitetin e Arteve në Tiranë. Së fundi, Noizy ka postuar një video me modelen që po thyen rrjetet sociale, Oriola Marashin.

Por me anë të një postimi në profilin e saj në Instagram, ajo ka treguar se nuk do të jetë vetëm një modele. Oriola ka pozuar në krah të reperit Noizy, ndërsa ka shkruar: “Kush tha që ëndrrat nuk bëhen realitet, përgjithmonë mirënjohëse”.

https://www.instagram.com/p/BZ3ifKPnkYy/

https://www.instagram.com/p/BZUQzOXHkcA/

https://www.instagram.com/p/BaPUgQqF1mC/

Ky status nënkupton se ajo përgatitet të hyjë në tregun muzikor si këngëtare. Nga ana tjetër, Elena, mikesha shumë e afërt e Oriolës, ka shfaqur një tjetër afrimitet me reperin. Në 31-vjetorin e tij, Elena, e cila tashmë ka nisur punë në stafin e Blendi Fevziut, duke punuar për emisionin “Opinion” çuditi me urimin e saj, ndërsa shkruante krah fotos: “Nuk e kam larë që atë ditë…” dhe fjala ishte për një mbishkrim sipër këmbës, shkruar nga dora e Noizyt. Mes shumë urimeve nga miqtë dhe fansat, ky dedikim special dhe provokues i Elenës tërhoqi vëmendjen dhe i çuditi të gjithë, pasi zbuloi afrimitetin e saj me këngëtarin.

Nga ana tjetër, mikesha e saj më e mirë, Oriola Marashi, është tashmë pjesë e OTR, por në të njëjtën kohë mësuam e Elena qenka një fanse e madhe e Noizy-t. Këtë verë Oriolën e pamë në klipin e këngëtarit me famë botërore, Jonas Blue, realizuar në Jug të Shqipërisë, me titull “Mama”, ndërsa po përgatitet të dëshmojë talentin si këngëtare.

https://www.instagram.com/p/BaJs7W2FyvM/

https://www.instagram.com/p/BVpoSlKFF7Q/

Sopranoja dhe modelja 21- vjeçare po tërheq vëmendjen së fundi në rrjetet sociale, me fotot artistike që poston shpesh, ku bie në sy jo vetëm për pamjen, por edhe për shtatlartësinë. Edhe pse njihet si fotomodele, shumë pak e dinë që ajo studion për soprano pranë Universitetit të Arteve. Në një nga intervistat e fundit rrëfeu se ka 7 vite që merret me muzikë, e që u përkushtohet notave që nga Liceu Artistik e tani në Universitetin e Arteve.

 

Muzikën dhe modelingun i ka ushtruar paralelisht që në moshë të vogël, por nëse do t’i duhej të zgjidhte mes të dyjave, ajo do t’i thoshte “po” muzikës. Sa i takon pamjes dhe shtatlartësisë se si reagojnë njerëzit kur e takojnë, ajo përgjigjet për një intervistë: “Më besoni, ata që më njohin, shtatlartësia ime është gjëja e fundit që i çudit”. Në rrjetet sociale ajo dhe Elena postojnë shpesh foto bashkë, duke spikatur secila me veçantinë e saj. /Panorama Plus/