Noizy: Nuk jam i lënduar, gjaku nuk ishte i imi (Foto/Video)

Reperi Noizy pas përleshjes së sotme tanimë është larguar nga emergjenca për t’u dërguar në repartin e Ortopedisë .

ShowBiz

13/09/2016 19:45

Noizy është larguar duke theksuar se nuk e di se çfarë ka ndodhur, raporton Indeksonline.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur, sonte ju pres në Ferizaj dhe Mitrovicë”, ka thënë Noizy.

Ndërsa i pyetur se a ka mundësi që kjo përleshje të ketë arsye të vjetra ai ka theksuar “Ka mundësi, nuk jam i sigurt”.

Gjithashtu Noizy ka thënë se,”S’ka pas provokime, do ti shihni videot. Krejt OTR janë mirë”.

Madje Noizy ka pyetur nëse dikush nga të pranishmit dëshiron të pozojë me të duke theksuar se gjithçka do të bëhet e ditur kur të publikohen videot.

“Nuk jam i lënduar në kokë. Ishte gjaku i dikujt tjetër jo gjak i imi, edhe Varrosi është mirë”./Indeksonline/

fgre (1) noiz zz fgre fff_1473787845-6772195 gg_1473788161-3024149