Noizy merr pjesë në Top-Fest me këngë të vjedhur (VIDEO)

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se po merr pjesë në Top Fest 12 me një këngë të kopjuar nga disa artistë të njohur botëror. Kënga e realizuar në studion e Elgit Dodës dhe që titullohet “Vetëm Ti Je” është plotësisht e ngjashme me një këngë tjetër të zhanrit “dancehall”. “One Wine” është kënga e kënduar…

ShowBiz

12/03/2015 18:47

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se po merr pjesë në Top Fest 12 me një këngë të kopjuar nga disa artistë të njohur botëror.

Kënga e realizuar në studion e Elgit Dodës dhe që titullohet “Vetëm Ti Je” është plotësisht e ngjashme me një këngë tjetër të zhanrit “dancehall”.
“One Wine” është kënga e kënduar nga Machel Montano dhe Sean Paul e Major Lazer në të cilën duket se janë inspiruar Elgiti dhe Noizy.

Mbetet të shihet nëse Top Fest do të lejoj që kjo këngë të vazhdojë të jetë në konkurrim, pasi që dihet se me rregulloren e këtij festivali këngët e kopjuara përjashtohen.

 

YouTube player

 

YouTube player