Noizy mashtroi, zbulohet biseda mes tij dhe Gold AG (FOTO)

Pasi Gold Ag në një emision televiziv foli për raportet e dikurshme me Noizyn dhe prishjen e tyre tani, ky i fundit zgjodhi të reagojë përmes një statusi në rrjetet sociale.

ShowBiz

19/05/2016 13:38

Sipas tij ai nuk ka sharë Goldin në këngën e tij dhe ai nuk ka qenë asnjëherë si një vëlla për të,e gjithë ngjarja nisi pas publikimit të këngës së fundit të Noizyt, e cila u tha se ishte diss për  Goldin, i cili brenda pak ditësh ia ktheu me këngën “Pa hile”.

Noizy në statusin e tij ka thënë se ai nuk e ka ftuar Goldin që ta mbrojë ndonjëherë dhe se ai për të nuk ishte kurr vëlla. Sipas tij kishte respekt për të dikur ndërsa tani nuk do t’ia di për këtë punë.

Por në një bisedë me mesazhe mes tyre e publikuar shumë kohë më parë, nga vetë reperi nga Shqipëria në profilin e tij, tregon se reperët kishin raporte të afërta me njëri-tjetrin dhe se termi “vëlla” egzistonte mes tyre.

Se si erdhi puna deri këtu ende nuk dihet por thuhet se Noizy ka prishur raportet edhe me reperin nga Gjilani, Duda, i cili është një nga reperët më të afërt me Gold Ag./parrotlla
gold ag parrotlla.net