Noizy ia arriti qëllimit, operohet me sukses vajza për të cilën mblodhi para

Përveç se njihet për sukseset e tij, ai është shumë njerëzor.

ShowBiz

18/05/2018 17:47

Reperi nga Shqipëria, Noizy, kohëve të fundit ka ndihmuar shumë nga njerëzit që kishin nevojë, kryesisht të sëmurët, shkruan lajmi.net.

Edhe pse ditë më parë, ai shpërndau disa postime të njerëzve që e kanë gënjyer kinse janë bërë të sëmurë, Noizy mesa duket nuk ndalet me kaq.

Së fundi, ai ka publikuar në llogarinë personale, Instagram një bisedë me familjarin e vjazës për të cilën ka grumbulluar para së fundi dhe e cila është operuar me sukses.

“Zemer ja doli vajza, te falenderojm me gjith shpirt, je hero ne familjen tone”, shkruan në bisedën e publikuar.

Noizy po ashtu, ka ndërmarrë iniciativa të ndryshme bamirësie, duke bërë shumë familje me kulm mbi kokë. /Lajmi.net/