Noizy i kërkoi ta fshinte duetin me të, Seven Saraçi i dërgon një mesazh

Pothuajse tre vite më parë ata kishin bashkuar forcat për një duet.

ShowBiz

30/11/2018 19:14

Noizy dhe Seven Saraçi bashkëpunuan për këngën “Si me kon zezake”, e cila rezultoi shumë e suksesshme, shkruan lajmi.net.

Me kërkesë të vetë Noizyt, kompania e cila mbron të drejtat e projekteve të Noizyt, në të gjitha platformat digjitale, përmes një e-maili i kanë kërkuar reperit ta fshijë këtë këngë, pasi nuk pajtohet me publikimin e këtij materiali, pra nuk pajtohet me përdorimin e emrit të tij në këtë material.

Reperi ka postuar e-mailin në InstaStory, por pas disa minutash e ka fshirë, kurse mbishkrimi që i kishte lënë është “Pas 4 vitesh, pse je zemëruar vëlla?”.

Më tej, Seven përmes një postimi sqaroi se ishte Noizy ai i cili u bë pjesë e kësaj kënge me vetëdëshirë, pasi e dinte se do të jetë hit.

“Unë vërtetë dua ta di, përse jeni zemëruar?”, ka shkruar Seven duke thënë se nuk mund ta etiketojë atë pasi e ka bllokuar në rrjetin Instagram. /Lajmi.net/