Noizy i gëzohet formimit të Ushtrisë së Kosovës: Zemra mal

10 vite pas shpalljes së Pavarësisë, Kosova arriti ta formojë Ushtrinë.

ShowBiz

14/12/2018 16:51

Artistë, politikanë dhe shumë fytyra tjera publike kanë uruar me rasin e formimit të Ushtrisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Një prej tyre është edhe reperi Noizy, i cili i emocionuar ka ndarë me ndjekësit një foto të ushtrisë dhe uroi me fjalë zemre.

“Zemra mal. Paqe dhe Dashuri”, ka shkruar ai mbi foto.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Noizy është “A don Love?”, në duet me Dafina Zeqirin. /Lajmi.net/