Noizy gënjeu? Ai ishte në Bern, por iu ndalua të performonte!? (Video)

Vazhdojnë telashet për liderin e OTR, reperin nga Shqipëria, Noizyn.

ShowBiz

18/09/2016 14:17

Noizy dje u planifikua të performonte me Encën në Bern të Zvicrës në një nga klubet shqiptare të natës.

Por, ai anuloi performancën e tij, me arsyetimin se aeroplani nga Viena për në Zvicër është anuluar.

image

Kjo, duket të ketë qenë një gënjeshtër e reperit.

Në një video të publikuar në faqen e Instagramit të klubit ku është dashur të mbahej mbrëmja, shihet Noizy teksa i fton të gjithë në Bern në koncert, kurse fakti se kjo video është bërë pikërisht në Bern e konfirmon zëri në prapavijë që Telegrafi mëson se është i një prej pronarëve të klubit të natës, emri i të cilit është i njohur për redaksinë.

Mësohet se Noizy nuk është ngjitur në skenë për të performuar edhe pse ishte prezent në Bern, për shkak se atij i është ndaluar një gjë e tillë, nga të afërmit e një të përfshirëve në përleshje, shokut të Cozmanit, Albert Krasniqit, i cili gjendet ende në paraburgim.

 Noizy është kthyer dhe nuk ka performuar, teksa ai pritet të kthehet në Shqipëri ku do të vazhdojë me angazhimet e tij të karrierës pas incidentit me reperin Cozman në Prishtinë. /Telegrafi/

??SONTE?? PASSION CLUB?? ?ZINIZIN Saturday back to Swiss Bern

A video posted by Passion Club (@passion_club_bern) on