Noizy feston ditëlindjen!

Emri i vërtetë i tij është Rigels Rajku, i lindur më 27 Shtator 1986 në Sukth të Durrësit.

ShowBiz

27/09/2018 20:39

Fjala është për njërin ndër reperët më të njohur në trevat shqiptare Noizyn i cili sot feston ditëlindjen, shkruan lajmi net.

Reperi sot mbush plot 32 vite të lumtura me shumë suksese në jetë ku ka të edituar në treg disa albume dhe qindra këngë të suksesshme.

Ai po vazhdon të jetë aktiv në skenë, e që së fundmi ka paralajmëruar edhe shumë të reja që do t’i sjell në vijim.

Kur është fjala tek projektet muzikore, e fundit e lansuar nga ai mbetet “Parku i Lojërave”, në bashkëpunim me reperin italian, Ghali.

Urojmë që të bëhet 100 vjeç!. /Lajmi.net/