Noizy e uroi për suksesin, ky është komenti ‘epik’ i Erës

Një lajm që u kumtua ditë më parë në medie ka bërë që gjithë shqiptarët të ndjehen krenarë.

ShowBiz

24/05/2018 23:19

Bëhet fjalë për njoftimin që Era Istrefi do të këndojë himin e Kampionatit Botëror 2018, shkruan lajmi.net.

Në përkrahje të Erës kanë dalë edhe shumë prej artistëve tanë, të cilët në një formë apo tjetrën shprehin përkrahjen për të.

Noizy është reperi i cili së fundi ka postuar fotografinë e këngëtares, me të cilën ajo kishte reklamuar klipin e këngës.

“Ditë e bukur”, ka shkurar Noizy mbi imazhin në të cilin i shtoi edhe fjalët “Kupa Botërore 2018”.

E nuk ka vonuar edhe komenti i Erës mbi këtë imazh, e cila shkruan “Hahahh laliii, neser do kcejna”,  ndërsa Noizy me shaka i thotë “vallen e Brazilit jaashaa”. /Lajmi.net/