Noizy e bëri ‘horë’ në Instagram, Oriola Marashi ia publikon këtë foto

Ditët e fundit raportet mes Noizyt dhe Oriola Marashit kanë qenë të acaruara.

ShowBiz

04/02/2019 08:11

Noizy ditë më parë publikoi një foto në Instagram, përmes së cilës tregoi se Oriola ia bëri ‘follow’ pasi kishin prishur raportet, shkruan lajmi.net.

“Kaq ishte”, ka qenë mbishkrimi që ia kishte lënë fotos Noizy, por pas tij modelja ka befasuar me veprimin.

Ajo ka postuar një foto të reperit, me të cilën njoftonte për koncertin e tij, e një tjetër ishte nga publikimi i albumit të Elvana Gjatës vitin e kaluar.

“Një vit më parë në ditëlindjen e Elvana Gjatës dhe publikimit albumit “EP 3”, ka shkruar ajo duke lënë të kuptohet se raportet mes tyre janë përmirësuar. /Lajmi.net/