Noizy dhe Enca, fitues të “Zhurma Show” (Foto/Video)

Dueti i Noizy’it me Encën, Bow Down ka rezultuar me çmimin kryesor të spektaklit 'Zhurma Show'.

ShowBiz

15/09/2016 23:41

Spektakli Zhurma Show që është duke u mbajtur sonte në Gjilan, ka edhe fituesit e vet.

Janë Noizy dhe Enca që e kanë fituar çmimin kryesorë.

Çmimi është bërë edhe me spektaklular pas bujës së madhe që bëri në media përleshja në mes të Noizyit dhe Cozman në Prishtinë.

Në këtë festival kanë marrë pjesë edhe reperë të tjerë të estradës shqiptare, përfshirë ata të On Recrods, por edhe bukuroshja Morena Taraku.

Çmimin Noizy’it ja ka dhënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Noizy ka thënë pas ndarjes se çmimit se ai është motivë që ai të punon edhe më shumë “në të ardhmen”, derisa ka treguar se është krenar që e ka Encën në grupin e tij OTR. /GazetaExpress

http://www.dailymotion.com/video/x4tdcdl_zhurma-show-noyzi_news#tab_embed