Noizy bashkon forcat me qytetarët, siguron paratë për operimin e një vajze

Noizy është ndër reperët më të suksesshëm të estradës shqiptare.

ShowBiz

17/05/2018 16:04

Ai është shumë aktiv me këngë të reja dhe mbrëmje muzikore, të cilat padyshim se i sjellin edhe të mira materiale, shkruan lajmi.net.

Kur jemi tek paratë, Noizy njihet edhe për karakterin human, ku shpeshherë u ka ndihmuar personave në nevojë.

Së fundi, reperi mori një iniciativë për të siguruar paratë për një vajzë të vogël, e cila duhet t’i nënshtrohet një operimi që kushton shumë.

Ai bashkë me qytetarët e vullnetit të mirë kanë arritur që për pak orë të sigurojnë shumën e duhur, përmes një videoje të postuar në rrjete sociale, Noizy falënderoi të gjithë për ndihmën.

“Numri i njerzve qe donatuan eshte jasht mase I madh, prandaj nuk mund të permend te gjithe, ju e dini kush jeni dhe ska nevoj per me shume info. Ju Falenderoj nga zemra. Ju Falenderon familja Vajzes vogel dhe uratat e tyre qofshi mbi gjith ju. God Bless. Neser zemra vogel shtrohet per operimin e 3’t dhe final, lutjet e mia shkojn Per te ❤️?”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/