Nobelistët bëjnë thirrje për drejtësi ndaj viktimave të dhunës seksuale

Fituesit e sivjetmë të çmimit Nobel për Paqe, bënë thirrje për veprime dhe drejtësi, në emër të viktimave të dhunës seksuale gjatë kohës së luftës, pasi ata pranuan çmimet e tyre më 10 dhjetor.Mjeku nga Kongo, Denis Mukëege dhe Nadia Murad, aktiviste nga Iraku morën çmimin në kryeqytetin norvegjez Oslo.

Bota

10/12/2018 20:11

Ata ndanë shumën prej 1 milion dollarësh sa iu dedikohet fituesve të Nobelit.

“Unë u bëj thirrje shteteve të mbështesin iniciativën për të krijuar një fond global për dëmshpërblimet për viktimat e dhunës seksuale në konfliktet e armatosura. Vajzat e reja në krye të jetës shiten, blihen, mbahen robër dhe përdhunohen çdo ditë”, i tha Murad audiencës.

Ajo është mbrojtëse e minoritetit Jazidi në Irak si dhe e të drejtave të grave dhe refugjatëve në përgjithësi. Ajo ishte dhunuar dhe skllavëruar nga Shteti Islamik në Mosul më 2014.

Mukëege, gjinekolog që trajton viktimat e dhunës seksuale në Republikën Demokrate të Kongos, drejton spitalin Panzi në qytetin lindorBukavu. Spitali i hapur më 1999, pranon mijëra gra çdo vit që kërkojnë intervenime pas dhunës seksuale.

Çmimi Nobel do të ndahet në Oslo të Norvegjisë më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së industrialistit suedez, Alfred Nobel, që ishte themelues i këtij çmimi më 1985.

Çmimi, çdo vit, i ndahet një individi ose grupi që ka bërë më së shumti për të çuar përpara paqen në botë.

Vitin e kaluar, fituese ka qenë Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Armëve Bërthamore. /rel