Njohjet, proces i pandalshëm

Rrumbullakësimi i njohjes ndërkombëtare të Kosovës është proces i pandalshëm, ka thënë të martën kryeministri në largim i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas njohjes nga Ishujt Solomon.

Lajme

13/08/2014 11:18

“Mbrëmë na erdhi lajmi e gëzueshëm që Ishujt Solomon kanë njohur shtetin e Kosovës si të pavarur dhe sovran. Rrumbullakësimi i njohjes ndërkombëtare të Kosovës është proces i pandalshëm”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij në Facebook.

Ishujt Solomon është bërë shteti i 108 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008.