Njohje nga tri kontinente

Delegacioni i Kosovës, gjatë qëndrimit në Nju Jork, do t’i ketë mbi 20 takime me përfaqësues të shteteve të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Petrit Selimi thotë se Kosovën do ta njohin edhe kundërshtuesit e mëhershëm të pavarësisë.

Lajme

23/09/2013 08:55

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, thotë se Delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga Kryeministri Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Nju Jork, do t’i ketë mbi 20 takime me përfaqësues të shteteve të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Nga atje Selimi pret lajme të mira për Kosovën. Në një intervistë për Epokën e Re ai thotë se në javët në vijim Kosovën do ta njohin disa shtete.

“Ka gjasa shumë të mira që në javët në vijim të vijnë disa njohje të rëndësishme, ose gjatë seancës së Asamblesë së OKB-së, ose në javët pasuese”.

“Ministri Hoxhaj ka paralajmëruar tri njohje nga tri kontinente të ndryshme”.

“Kosovën do ta njohin edhe kundërshtuesit e mëhershëm të pavarësisë”.