Njohja e pavarësisë së Kosovës, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit me kreun e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherinin tha se kjo e fundit i ka dhënë mbështetje të fuqishme Serbisë për të përshpejtuar integrimin në BE.

Lajme

15/11/2017 21:15

“Ne ramë dakord se stabiliteti dhe paqja janë më të rëndësishmet për Serbinë dhe Bashkimin Evropian”, ka thënë Vuçiq.

Takimi është mbajtur në selinë e Komisionit Evropian, transmeton lajmi.net.

Mogherini ka njoftuar se temat kryesore të diskutimit me Vuçiq kanë qenë marrëdhëniet midis Serbisë dhe BE-së, situata në rajon si dhe normalizimi i marrëdhënieve Beograd-Prishtinë.

Kjo e fundit mbetet kusht kryesor për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Dialogu Beograd-Prishtinë do të vazhdojë nën patronazhin e BE-së qoftë në Bruksel apo diku tjetër. Kapitulli i 35 nuk do të mbyllet pa u normalizuar marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës këtu ata thonë Serbisë dhe Kosovës. Është një detyrë e rëndë. Kjo është arsye pse gjithë populli ynë duhet të përfshihet për këtë kemi bërë një dialog të brendshëm” , ka thënë Vuçiq./Lajmi.net/