Njohja e Jerusalemit, kaos në ambasadën e Amerikës në Bejrut (Video)

Para ambasadës së Amerikës në Bejrut, kryeqytetin e Libanit ka shpërthyer një protestë e ashpër në kundërshtim të vendimit të Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Bota

10/12/2017 12:31

Konfliktet filluan kur protestuesit u përpoqën të hyjnë në ndërtesën e ambasadës, e për t’i larguar ata u përdor gaz lotsjellës dhe topa të ujit.

Protestuesit mbanin në duar flamuj të Palestinës, ngritën barrikada në rrugë, dhe bllokuan gjithë ambasadën në Bejrut, transmeton lajmi.net

Për momentin nuk ka information për të lënduar.

Pas vendimit të Trump për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, shpërthyen protesta të ndryshme në disa vende.

Si pasojë dyshohet se nga protestat ka vdekur një person. /Lajmi.net/

YouTube player