Njoftimi që shuan dyshimet për kurdisjen e ndeshjes Llapi-Drita

Llapi iu kishte ofruar premi futbollistëve.

Sport

23/04/2018 08:50

Llapi ka reaguar me një njoftim për shtyp, pas humbjes nga Drita në shtëpi.

Llapjanët thanë që skuadra kishte premi në rast fitoreje, që dëshmon se takimi nuk ishte i kurdisur, shkruan “Lajmi.net”.

Më poshtë e keni reagimin e plotë:

Komunikatë:

“Sot ndeshja me FC Dritën ishte më e rëndesishmja për Kf Llapi-n gjatë rrugtimit tonë 5 vjeqar me kryesinë aktuale, me fitore eventuale do të rriteshin gjasat për titullin kampion si synimin tonë kryesorë që e kemi qe 3 vite në Superlige.

Atmosfera ishte shum e mirë brenda klubit sikurse te futbollistet ashtu edhe te kryesia , si zakonisht para ndeshjes u mbajt mbledhja me lojtarë ku kërkohej vetëm fitorja, lojtarëve u premtuan edhe premia në rast fitoreje ndaj FC Dritës.

Përnjë moment ,,para fillimit të ndeshjes” në Kosovën tonë ashtu siq edhe i kemi punët, mediat lëshuan një lajm të montuar për interesa të njerëzve të caktuar se kinse kemi shitur ndeshjen e cila ishte ndeshja më e rëndesishme për ne gjatë ksaj periudhe pesë vjeqare, ai lajm i montuar ndikoj te tifozeria Legjendat dhe presioni psikologjik i krijuar te lojtaret ndikoj te rezultati final i ksaj ndeshje me rëndësi të madhe për FC Llapin.

Djersa e kryesisë si në aspektin kohorë edhe ate material për këtë periudhë pesë vjeqare klub të cilin e morën gati në rënie në Ligën e II ishte aq dëshpruese kur disa nga tifozeria Legjendat u Manipuluan nga Mediat dhe ata që nuk ia dojn të mirën FC Llapi-t.

Për ata që logjikojn, matematikisht si në aspektin sportiv që ishte ndeshje me rëndësi për ne dhe si në aspektin material që kemi shpenzuar deri më tani nuk dalin pretendimet se jemi klub që shesim ndeshje.
Të gjitha këto le të jenë në ndërgjegjën e individëve që nuk ia dojnë të mirën FC Llapi-t.

FC Llapi kërkon dhe i inkujaron ata të cilët pretendojnë dhe kanë fakte për kinse shitje të ndeshjes le ti deponojnë pranë organeve gjegjëse”.