Njoftim nga FFK për licencën A për trajnerë

FFK sot ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm.

Sport

22/10/2018 16:58

Ata kanë njoftuar për kursin e ardhshëm, që Federata e Futbollit të Kosovës, e mbanë për licencimin e trajnerëve.

Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e plotë nga FFK: /Lajmi.net/

22 tetor, 2018 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se Kursi i fundit i Licencimit UEFA A që do të mbahet në Shqipëri në Federatën Shqiptare, fillon më 28 tetor 2018.
(Ju lutem keni parasysh që kriteri bazë për të aplikuar është posedimi i Licencës B, i lëshuar poashtu nga FSHF).

Të gjithë të interesuarit duhet të lajmërohen në zyret e FFK-së deri ditën e enjte me datë 25 tetor në ora 16:00.