Njihuni me vendin ku çdo 11 minuta përdhunohet një femër

Vendet e varfura në botë kanë shkallë më të lartë të përdhunimit. Organizata të ndryshme janë duke punuar për të ndaluar këtë epidemi.

Bota

27/06/2016 00:20

Përdhunimi është shëndrruar në diçka të zakonshme edhe në Brazil e sidomos në lagjet e varfëra të Rio De Janieros, ku gratë në çdo moment jetojnë me frikën e përdhunimit.

Një studim i bërë në vitin 2013 ka treguar rezultate të tmerrshme sa i përket shkallës së përdhunimeve në Brazil. Atje çdo 11 minuta përdhunohet një femër, transmeton lajmi.net

Një vajzë gjatë një denoncimi të bërë në polici kishte treguar se ishte droguar dhe ishte përdhunuar 33 herë brenda natës nga njerëz të ndryshëm.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave në Brazil, janë duke punuar vazhdimisht për ta ndaluar këtë trend të tmerrshëm.

Ata thonë se paragjykimi social dhe diskriminimi gjinor është i ngulitur në shtetin e tyre dhe është sfida më e madhe për ta është të arrihet një mbrojtje ndaj gjinisë femrore.

Përveç përdhunimit, femrat drogohen, rrihen dhe keqtrajtohen në mënyrat më mizore të mundshme dhe kjo ka rezultuar që shumica e femrave që janë viktima të përdhunimit, të kenë probleme mendore pastaj.

Një grua e përdhunuar në Brazil, ka thënë për “The Independent”, se fjalimet e zyrtarëve të shtetit japin shpresë për një luftë kundër kësaj krize sociale, por në të vërtetë nuk veprojnë asgjë.

Si duket e gjithë shpresa e grave braziliane mbetet në organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave që kjo dukuri mizore të ndalohet./lajmi.net