Njihuni me spitalin ku të sëmurët trajtohen si kafshë

Ky është realiteti trishtues i një spitali psikiatrik në Afrikë, ku të sëmurët trajtohen si kafshë.

Bota

03/06/2016 06:13

I ndërtuar në vitin 1982 në veri të qytetit Libreville, objekti që është dashur të jetë si shembull për vendet ku trajtimi i të sëmurëve mendor është në fillet e saj, tani duket më shumë si një muze horror sesa një spital.

Askush nuk përkujdeset dhe nuk i mbron këta të sëmurë, 24 prej të cilëve janë veteran brenda këtij objekti, të cilët enden sipas dëshirës mes reparteve të tyre dhe dyqaneve e shkollave të braktisura në masë të madhe.

Pacientët janë sjellur këtu nga familjet të cilat nuk kanë mundur të përballen me ta ose janë gjetur në rrugë, në një vend që ka vetëm 4 psikiatër të kualifikuar e një popullsi mbi 1,8 milion, transmeton lajmi.net

Spitali ende krenohet me një staf të vogël administrativ dhe tre kuzhinier të cilët flasin se ndihen mjaft të frikësuar nga të sëmurët brenda objektit thuajse të rrënuar.

“Që nga koha kur ata nuk i marrin ilaçet e tyre, ne gjithmonë jemi të frikësuar e të rrezikuar”, është shprehur njëri nga kuzhinierët.

Kushtet në këtë spital janë të tmerrshme dhe puntorët kanë qenë për rreth 2 vite në grevë për krijimin e kushteve më të mira të punës.

Sipas OBSH, më pak se 1% e buxhetit kombëtar të Gabonit është ndarë për shëndetin mendor edhe pse sëmundjet mendore përbëjnë 5 për qind të sëmundjeve në Afrikën sub-sahariane, shkruan lajmi.net

Serges Mikala, sekretar i përgjithshëm i Unionit Kombëtar të Përsonelit Shëndetësor ka shprehur dyshimet se edhe fondet që janë ndarë për këtë spital nuk kanë shkuar në vendin e duhur.

“Kemi nevojë urgjente për riparimin e objektit dhe krijimin e kushteve më të mira për trajtimin e duhur të pacientëve”, është shprehur Mikala.

“Përveç problemeve mendore, pacientët përballen edhe me probleme tjera shëndetësore si AIDS e malaria dhe trajtimet e duhura mjekësore mungojnë”, ka shtuar ai.

“Shëndeti mendor është një shqetësim për autoritetet Gaboneze në nivel të lartë”, ka thënë një zyrtar i lartë i ministrisë Leonard Assongo duke informuar për një plan emergjent për tejkalimin e kësaj gjendje.

Në pjesën më të madhe të Afrikës e sidomos në zonat e konfliktit, ku simptomat e traumave janë të rënda, autoritetet i kanë bllokuar tërësisht të sëmurët mendor, shpesh duke i mbajtur lidhur me vite gjoja për sigurinë e tyre, por e gjithë kjo ka ndodhur si rezultat i moskrijimit të kushteve të duhura për trajtimin e tyre./lajmi.net

4fc739946d7cff463c842eb4665b4535 5720df1132aebce17ce1c612397c2ebc b6b288ebb7a4acbf7f4290ad02eca6a7 c866833f0054f496a57fc4cb8b1d569c ce8b099e0b775a3212f7c9e3fa4d37ae f5103b509f7491f0ef2bfa95f37d5b49