Njihuni me WhatsApp Spy, spiuni i WhatsApp

Nuk ka asgjë të keqe me celularin tuaj. Mos provoni që t’ia ndryshoni preferencat. Ata mund të shohin dhe dëgjojnë çdo gjë. Mund t’i shohin fotografitë tuaja, mesazhet dhe statuset, edhe kur mendoni që siguria juaj është shumë e lartë.

Auto & Tek

15/02/2015 15:43

Në shkurt të vitit 2014, WhatsApp mburrej që kishte 450 milionë përdorues në muaj. Në tetë muaj kjo shifër është rritur në mbi 600 milionë, duke u bërë kështu aplikacioni më i popullarizuar në tërë botën.

Në nëntor të vitit 2014, kompania filloi një bashkëpunim me Whispersystems.org për të ofruar një siguri të plotë. 3 muaj më pas, çdo kush mund të spiunonte çdo kënd tjetër duke e përdorur atë që u krijua nga ky bashkëpunim, transmeton Lajmi.net.

Sistemi i WhatsApp siç duket nuk është vjedhur dhe nuk ka informata të përdoruesve që mungojnë. Ky nuk është ndonjë hakerim apo ndonjë shfrytëzim por është një thyerje.

Aplikacioni duket i ngjashëm me WhatsApp në pamje dhe është krijuar nga studenti Maikel Zweerink, një holandez i cili studion Sigurinë Kibernetike. Ai përmes këtij krijimi ka dëshiruar të tregojë se WhatsApp nuk është aq i sigurt dhe ka disa mangësi, transmeton Lajmi.net.

WhatsApp Spy shfrytëzon dhe ekspozon problemet më të mëdha me privatësinë e WhatsApp. Zweerink thotë: “WhatsApp Spy është një aplikacion i orientuar nga webi dhe mund të gjurmojë çdo lëvizje të dikujt që e keni në listën e kontakteve. Ky aplikacion është një dëshmi se WhatsApp nuk është i sigurt”.