Njihuni me veturën më të re të BMW

BMW ka lansuar një model të jashtëzakonshëm në stil japonez, të cilin e ka quajtur 740i Executive Edition.

Auto & Tek

21/11/2014 20:07

Kanë kaluar disa muaj dhe kështu BMW vendosi që është koha për një model tjetër japonez. I quajtur ‘740i Executive Edition’, vetura është vendosur që të shkojë në prodhim në vetëm 110 njësi, duke mbajtur në vete një çmim prej $130,000.

Për këtë çmim, blerësit përfitojnë rrota 19 inç, ulëse të lëkurës Dakota në zgjedhje prej tre ngjyrave, ulëse të ventiluara përpara dhe një zonë prej katër kontrolleve të klimës, transmeton Lajmi.net.

Sistemet teknike shtesë në veturë përfshijnë një ekran dhe disa kamera të reja.