Njihuni me vajzën që ha gjithçka përveç ushqimit (FOTO)

Një vajzë e vogël i ka çuditur të gjithë pasi ushqehet me çfarëdolloj gjëje që nuk duhet dhe që e gjen në shtëpi, duke filluar nga tapeti e deri të boja e mureve.

Bota

13/03/2016 15:31

Trevjeçarja Maddie Moore vuan nga një sëmundje e rrallë dhe ka konsumuar pluhur larës, vaj gatimi, qilim, gurë, suva, dru, plastikë, rërë, bojë, stilolapsa dhe madje edhe letrën higjienike.

Vogëlushja vuan nga “pica”, një çrregullim i rrallë impulsiv që do të thotë se ajo ka dëshirë të hajë substanca jo-ushqimore.

Nëna e saj Catherine Mullins e mban gjithmonë nën vëzhgim vajzën Maddie, për t’u siguruar se nuk do të mbytet apo do të hajë diçka që do t’i bëjë keq për shëndetin.

Catherine, 26 vjeç, thotë: “Ajo është unike. Shumica e profesionistëve të cilët e kanë studiuar thonë se ata kurrë nuk kanë takuar një fëmijë të tillë si Maddie. Në qoftë se unë e lejoj, ajo mund të hajë çdo gjë. Unë jam gjithmonë e shqetësuar pasi çdo gjë shkon në gojën e saj”.