Njihuni me vajzën më leshatore në botë (Video)

Supatra Sasuphan nga Bangkoku, Tajlandë, vuan nga sindroma Ambras, çka shkakton që flokët t'i rriten në tërë fytyrën e saj.

Fun

25/04/2017 15:08

11 vjeçarja është përballur gjithmonë me ngacmime në shkollë, për shkak të gjendjes së saj, por pasi u emërua nga Rekordi Botëror Guinness si vajza më leshatore në botë, ajo u bë shumë e lidhur me shoqërinë në shkollë, transmeton lajmi.net

“Kur erdhi për herë të parë në shkollë, fëmijët e tjerë e ngacmonin atë dhe e quanin fytyrë majmni. Por kjo nuk ndodh tani. Ajo ka shumë miq në shkollë,” thekson e ëma e saj, Somphon Sasuphan.

Supatra është vetëm një nga 50 njerëzit në botë të infektuar me këtë gjendje dhe pavarësisht trajtimeve me laser, flokët e saj vazhdojnë të rriten.

Pavarësisht gjendjes që është, ajo nuk ka lejuar që të mbyllet në vete. Ajo vazhdon të bëjë gjërat që do, të notojë, vallëzojë dhe të shoqërohet me miqtë e saj. /Lajmi.net/

YouTube player