Njihuni me tre pajisjet e fundit inteligjente të FitBit (Video)

FitBit ka lançuar tre produkte të reja tepër novatore. Ato janë The Charge, Charge HR dhe Surge. Vetëm The Charge do të dalë në shitje këtë vit, ndërsa 2 pajisjet e tjera do të mund të blihen vitin që vjen

Auto & Tek

29/10/2014 09:58

Të treja këto janë ndërtuar në formë byzylyku dhe funksioni i tyre kryesor është matja e aktivitetit fizik apo atij sportiv. The Charge është një rilindje e The Force, produkti i kompanisë i cili u lançua në vitin 2013. Por këtë herë ky version vjen pak më ndryshe.

 Ndryshe nga The Force, The Charge mund të paraqesë informacionet e një telefonuesi duke qenë i lidhur me një smartfon. The Charge HR përmban pothuajse të njëjtat gjëra më The Charge përveç faktit se përfshin një monitor zemre.

Për shkak të kësaj, kohëzgjatja e baterisë është vetëm 5 ditë, më pak se e baterisë së The Charge e cila shkon deri në 7 ditë me një karikim të vetëm.

 Ndërsa Surge mund te themi se është versioni me i kompletuar, që përfshin dhe një monitor zemre. Kjo është më shumë një orë inteligjente se sa një matës i thjeshtë i aktivitetit edhe pse është dizenjuar posaçërisht për fanatikët e fitnesit.

Me anë të GPS, Surge mund të masë distancat, lartësinë etj. Ajo ka gjithashtu ekranin më të madh ku mund të paraqesë telefonatat, mesazhet apo njoftime.

 Përkatësisht The Charge do të ketë një çmim 130 $, Charge HR 150$ dhe Surge më i shtrenjti me një çmim 250$. Pritet që Surge të jetë një rival tepër i fortë për Samsung dhe Garmin pasi mendohet se do të shitet shumë tek ata që kanë të ardhura mesatare dhe duan të jenë ekonomik.

 /pcworld.al