Njihuni me transferimin e fundit të Z Mobile Prishtinës

Z Mobile Prishtina ka siguruar shërbimet e një basketbollisti shumë cilësor.

Sport

04/01/2019 12:53

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës, po vazhdon të përgatitet për pjesën e dytë të sezonit në Superligën e Kosovës, e në veçanti për garat e Evropës.

Kryeqytetasit në faqen zyrtare të klubit kanë njoftuar se kanë siguruar shërbimet e basketbollistit Muhama Ahmed Bashir, shkruan lajmi.net.

Ky është njoftimi i plot i Z Mobile Prishtinës:

Muhamad Ahmed Bashir lojtari më i ri i Z Mobile Prishtina

Ahmed Bashir është i gjatë 2.01 m, peshon 95 kg dhe luan në pozitën Alo

Ishte ndër lojtarët më të dalluar në St. John’s University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kishte një mesatare prej 11.7 pikëve, 4.5 kërcimeve, 1.21 astimeve

Shquhet për lojen e ti në mbrojtje dhe ngulitjet atraktive

Mire së vjen në shtëpine e Kampionëve Ahmad Bashir./Lajmi.net/