Njihuni me traditën e ‘çmendur’ 1000-vjeçare të Kinës (Foto)

Kjo është edhe gruaja e fundit që e përcjellë traditën 1000-vjeçare të Kinës për të ‘thyer’ këmbët.

Fun

09/09/2015 11:40

Zhou Guizhen thotë se nuk mund të vallëzojë më apo të lëvizë në mënyrë të rregullt. Ajo është penduar për këtë që ua ka bërë këmbëve, por në atë kohë askush nuk do të martohej me ty nëse nuk do e bëje këtë, thotë ajo.

uc1ntuvl8olygbxta0dstlvfuao997kiya4jw3pl

Joe Farrell, një fotograf, ka përmbledhur përmes fotografive edhe gratë e tjera që vuajnë nga kjo traditë e ‘çmendur’ si Zhou, transmeton Lajmi.net.

jdmvil9vkergove7b5zw

Kjo praktikë filloi në kohën e dinastisë Song dhe zgjati deri më 1912, kur edhe u ndalua. Praktika përfshinte ‘thyerjen’ e gishtave të këmbës, kështu që këmba e vajzave të ishte e përshtatshme për një palë këpucë të vogla.

wjv9t3z6ycjiiyz3s2undda70096fzoqdnmeor2nu4werpiskij1wntavoas

Fabrika e fundit që prodhonte këto këpucë ndali punën vetëm në vitin 1999. Gratë në mënyrë të vazhdueshme u bënë pjesë e kësaj praktike që ishte në kulturën kineze për një milenium. (Lajmi.net)