Njihuni me Tesla K80, kartela grafike më e fuqishme në botë

Çipat grafik të Nvidia për PC mund të mos tërheqin shumë vëmendje, por çipat për super-kompjuterë janë duke e bërë kompaninë e kartelave grafike ndër më të suksesshmet. Njihuni me kartelën më të re dhe më të fuqishme të Nvidia.

Auto & Tek

17/11/2014 16:26

Kompania njoftoi sot për kartelën e saj të përditësuar Tesla K80, që është kartela grafike më e shpejtë që është prodhuar ndonjëherë. Tesla përdoret në disa prej kompjuterëve më të shpejtë në botë, për të zgjedhur pyetje shkencore.

K80 është e bazuar në një teknologji të ngjashme që është përdorur në kartelat GeForce për PC, por me disa memorie shtesë, transmeton Lajmi.net.

Kjo kartelë grafike mund të përdoret nga kompanitë inxhinierike për të simuluar modele vizuale, ose nga kompanitë e naftës dhe të gazit për hulumtime gjeologjike për të gjetur vende më të mira shpimi.

K80 jep një performancë prej 8,74 teraflop, krahasuar me kartelat grafike GeForce GTX të Nvidia të cilat japin vetëm 5.

Në vitin 2016, Nvidia është duke premtuar performancë edhe më të shpejtë të kartelave grafike, bazuar në arkitekturën e saj Pascal, një teknologji e re e çipave.

Çipi K80 është i ndarë në dy procesorë grafikë, të cilët ndajnë balancën e procesimit. Kur kombinohen, çipi bën 4,992 procesime në sekond, dhe ka 24GB të memories GDDR5 dhe një kujtesë Bandwidth prej 480GBps, transmeton Lajmi.net.

Kjo kartelë grafike për momentin është më e fuqishmja në treg, më e fuqishme edhe se çipat grafik të Intel.