Njihuni me televizorët e rinj të avancuar nga Samsung (Foto)

Samsung ka prezantuar në Paris në një event dy televizorët e rinj të linjës së saj premium, QLED dhe “The Frame”.

Auto & Tek

15/03/2017 22:55

“Në Samsung, ne përpiqemi t’i pajisim klientët tanë me teknologjinë më të avancuar për të ofruar një përvojë të pakrahasueshëm shikimi dhe dizajn të përparuar që plotëson jetën e tyre të përditshme. Me dizajnin special, funksionalitetet smart dhe cilësinë e imazhit, linja e re e 2017 e çon Televizionin në një Epokë të Re”, tha HS Kim, President i “Visual Display Business” në Samsung Electronics.

Televizorët e fundit QLED janë dizenjuar duke patur në mendje konsumatorin dhe janë fokusuar në adresimin e tre drejtimeve kyçe – të njohura si Q Style, Q Smart dhe Q Picture, transmeton tch. Edhe këtë herë Samsung ka punuar me Yves Behar, një dizenjues i njohur Zvicerian, për të krijuar televizorin inovativ “The Frame” dhe u ofron konsumatorëve një kryevepër elegante që kombinohet në mënyrë perfekte me pjesën e brendshme të çdo shtëpie.

Q Smart ka të bëjë me përmirësimin e përvojës argëtuese në shtëpi, më shumë opsione zëri, identifikim të këngëve në sfond të filmave, etj.

Q Style, i dizenjuar për tiu përshtatur çdo stili jetese, tashmë të gjitha kabllot do të jenë në një rilidhës të padukshëm.

Q Picture, kombinimi perfekt i ngjyrave dhe ndriçimit. Televizori QLED i sapo lançuar e çon teknologjinë quantum dot në një nivel tjetër me avancimet në efikasitetin e ndriçimit, stabilitetin dhe me një spektër të gjerë të ngjyrave.