Njihuni me skuadrën e re të Mario Balotellit

Mario Balotelli raportohet të ketë lënë shtëpinë e tij me qira në Nice, për t’u përgatitur drejt një lëvizje në Marseille.

Sport

19/01/2019 08:23

Sipas gazetës ‘Nice-Matin’, transferimi i sulmuesit italian në Marseille është shumë afër, përcjell ‘lajmi.net’.

Dyshimet janë rritur me largimin e gjitha sendeve që ka bërë Balotelli nga shtëpia ju jetonte me qira në Nice.

Balotelli do të ndërpresë kontratën me Nice me pëlqimin e ndërsjellë, pasi kontrata aktuale vlen deri në qershor të këtij viti.

27 vjeçari do t’i bashkohet Marseille si një lojtar i lirë, ku ka mundësinë të punojë me ish trajnerin e Romës, Rudi Garcia.

Super Mario nuk ka shënuar gol për Nice në dhjetë paraqitje këtë sezon në Ligue 1, ndërsa raportet e tij me trajnerin e Patrick Vieira nuk kanë qenë më të mirat./Lajmi.net/