Njihuni me rrugën që ka plot 75 kthesa

Rruga e quajtur ‘Stelvio’ ndodhet në juglindje të Italis, në një lartësi prej 2,757 metra mbi nivelin e detit.

Fun

21/11/2017 09:52

Është shtegu më i lartë malor i shtruar në Alpet Lindore dhe e dyta më e lartë në Alpe, vetëm 13 metra më poshtë se ‘de I’Iseran’ të Francës (2,770 metra), transmeton lajmi.net

Rruga origjinale u ndërtua nga Perandoria Austriake në vitet 1820-25 për të lidhur krahinën austriake të Lombardisë me pjesën tjetër të Austrisë, ndërsa inxhinier dhe menaxher i projektit ishte Carlo Donegani. Që nga atëherë, rruga ka ndryshuar shumë pak.

Kjo është vërtetë një sfidë e madhe për shoferët që kalojnë në këtë rrugë, ngase janë plot 75 kthesa. /Lajmi.net/