Njihuni me Robin, telefoni me memorje të pafundme (FOTO)

Ky është Robin. Është telefoni i ri Android që ka softuer të mençur, kështu që asnjëherë nuk duhet të shqetësoheni se nuk keni më hapësirë.

Auto & Tek

19/02/2016 11:45

Robin është produkt i kompanisë Nextbit, dhe është ndryshe nga të gjithë telefonat e tjerë sepse analizon se si e përdor telefonin dhe nëse keni aplikacione që nuk i përdor, i dërgon në ‘re’, ku ruhet pa shfrytëzuar hapësirën e telefonit.

edit-3958-1455761786-4

Edhe dizajni është shumë i veçantë, me një ngjyrë mente dhe dizajn minimalist.

edit-29409-1455763284-4

Kur Robin futet në karikim dhe është i konektuar me Wi-Fi, ruan një kopje rezervë të të gjitha aplikacioneve dhe fotove kështu që asnjëherë nuk duhet të fshish ndonjë gjë për të bërë vend për diçka tjetër.

enhanced-24176-1455764163-2

Ka 30 GB memorie lokale dhe 100 GB memorie online, transmeton lajmi.net.

enhanced-18291-1455819440-2

Do të duheshin me dhjetëra mijëra foto (apo edhe më shumë) që ta mbushte gjithë këtë depo. Ndryshe nga shërbimet tjera online si Dropbox apo Google Drive, nuk duhet ta paguani Nextbit-in çdo vit. 100 GB vijnë me telefoni, edhe janë tuajat përgjithmonë.

enhanced-10819-1455766838-1

Ky telefon kushton 400$./lajmi.net

YouTube player