Njihuni me ‘Rivaldon e ri’

Mesfushori me tipare sulmues, 20 vjeçari Anderson Talisca kohëve të fundit është krahasuar me mesfushorin e Manchester Cityt, Yaya Touren, mirëpo njeriu që e zbuloi atë, thotë se lojtari i ngjan më shumë Rivaldos.

Sport

11/11/2014 18:27

Sensacioni i Benficas, Anderson Talisca i cili është një kombinim i forcës fizike dhe teknikës së lartë, i përngjan shumë Rivaldos , thotë njeriu që e zbuloi atë te skuadra e Bahias, Newton Mota.

“Ne kemi pranuar oferta nga Flamengo, Gremio dhe Sao Paulo për të. Gjatë një turi në Europë, Valencia kërkoi huazimin e tij. Pra, ai çdo herë ka qenë lojtar i cili të tërhek syrin, nga mënyra sesi e godet topin e deri te personaliteti i tij”.

“Disa njerëz tani e thërasin atë ‘Yaya Talisca’. Taktikat e tij përshtaten shumë, mirëpo unë mendoj se ai i përngjan më shumë Rivaldos”.

“Natyrisht, Rivaldo është kampion bote, dhe është shumë herët të bëhet krahasimi. Por nëse unë e krahasoj Taliscan me dikë, është me Rivaldon”, përfundoi Mota.