Njihuni me restorantin më të vjetër në botë (Foto)

Në këtë kohë, askush nga ju nuk do të donte të hapte një restaurant. Jo për shkak të kulturës së ushqimit, mirëpo për shkak se dita ditës po kemi më pak kohë dhe po nxitemi që të hyjmë brenda, të kënaqemi me ushqimin e të dalim jashtë.

Fun

09/03/2018 09:02

Këtë vit bëhen 253 vite që është hapur restoranti i parë në botë.

Në vitin 1765, një parisian i quajtur Monsieur Boulanger u shfaq në ‘rue du Louvre’ duke shitur supa në restorantin e tij, shkruan independent, transmeton lajmi.net

Megjithatë, shumë njerëz pretendojnë se janë etërit e restorantit të parë.

Në vitin 1770 thuhet të jetë hapur një restorant tjetër me zgjedhje të verërave, në mjedis elegant dhe ushqim të besueshëm. Kështu vazhdimisht janë hapur restorante të reja,

Gjithsesi, thuhet se restoranti i qetë i vitit 1765 është në pritje të ringjalljes. Në fund të fundit, gjëja e vetme e sigurt për shijen është se ajo ndryshon. /Lajmi.net/