Njihuni me qytetin fantazmë (Foto+Video)

Në fillim të viteve 1970 ishte njëri prej qyteteve më të frekuentuar falë bregdetit të kristaltë dhe shpejtësisë me të cilën po investohej në këtë zonë.

Fun

27/02/2016 05:11

Por sot, Varosha, qytet në Qipro nuk është asgjë më as shumë e as më pak sesa një qytet fantazmë. Sipas medieve ndërkombëtare, pesë dekada më parë, hotelet, rrugët, resortet turistike dhe plazhet gumëzhinin nga vizitorët e shumtë, mes të cilëve edhe të famshëm të Hollivudit, si Brigitte Bardot apo Elizabeth Taylor.

Thuhet se ajo që shkretoi këtë qytet ishte junta e kolonelëve që ndodhi në Greqi në vitin 1974 e që u pasqyrua me lëvizje nacionaliste edhe në popullsinë greke të Qipros. Më pas kjo pasoi ndërhyrjen ushtarake të Turqisë, e cila pushtoi në atë kohë pjesën më të madhe të qytetit të Varoshas.

Varosha ndodhet në kufijtë e asaj që njihet si “zonë e çmilitarizuar” mes pjesës greke e turke të ishullit. Të vetmet lëvizje që gjen në të janë ushtarët turq që patrullojnë vazhdimisht dhe një vijë të gjatë me tela me gjemba që shkon disa metra në thellësi të detit.

Mediet vendase shkruajnë se qyteti mund të vizitohet përmes një lejeje të veçantë prej ushtrisë turke, por ndalohen filmimet dhe fotografimi i tij.

Që prej ndarjes së ishullit në pjesën greke dhe turke tensionet kanë qenë të mëdha, por po kaq të mëdha kanë qenë edhe përpjekjet për të bashkuar dy pjesët e tij dhe bisedimet mes palëve vazhdojnë edhe sot e kësaj dite./lajmi.net

UbkRjYIl 4NYu6Izl oCBjWUdl Ubiw0xml