Njihuni me pushkën snajper më të fuqishme në botë (Foto)

Nëse luani ndonjë video-lojë, pa dyshim se do të zgjidhni një pushkë snajper si armën tuaj të preferuar.

Auto & Tek

25/05/2017 15:52

Pushka snajper është një nga armët më të fuqishme në botë. Kjo teori i është dëshmuar edhe në praktikë nga një ushtar i SAS-it në Mosul të Irakut.

Ai kishte qëndruar për plot katër orë në një vend pa lëvizur duke pritur një luftëtar të ISIS-it, i cili ishte i armatosur me pushkën “Russian Dragunov”.

Dhe pasi kishte arritur ta fus në shënjestër, ky ushtar ia kishte tërhequr këmbëzën pushkës.

Plumbi i snajperit të tij për tre sekonda kishte përshkuar 3500 metra dhe e kishte goditur në kokë terroristin. Natyrisht, se ka mbetur i vdekur në vend.

Mediat botërore kanë mbetur të shokuar kur morën raportin në lidhje me këtë të shtënë.

Bëhet fjalë për pushkën snajper “CheyTac M200”. Ajo zyrtarisht është pushka më e fuqishme në botë, kurse çmimi i saj sillet te rreth 13.800 dollarë. /Lajmi.net/