Njihuni me policin më me stil (Video)

Kunwar Ranjeet Singh nga India është i njohur si polici që vallëzon në trafik.

Fun

22/05/2017 15:27

Ai e quan veten fansin më të madh të Michael Jackson dhe provon të imitojë stilet e tij për të menaxhuar trafikun.

Stili i tij është aq i njohur sa që njerëzit vozitin me qëllim anash tij në mënyrë që të shohin performancën e policit, transmeton lajmi.net

Singh ka dashur që të bëhej valltar, mirëpo pasi humbi dy miqtë më të mirë në trafik, atëherë vendosi që të bëhej polic trafiku. /Lajmi.net/