Njihuni me njeriun që fut bletët në gojë (Video)

Një djalë i ri nga Kina, në provincën Yannan duket se nuk i ka fare frikë bletët, madje qartë shihet që i do ato.

Fun

13/05/2016 10:14

​Me pamje jo shumë të lakmueshme, ai shihet duke kapur një mori bletësh dhe i fut në gojë e i vendos nëpër trup, transmeton lajmi.net.

Në video shihet fillimisht me bluzë por më pas e largon edhe atë, duke i vënë bletët në lëkurë dhe duke pirë cigare, por duket kaq i lumtur.

Krejt në fund, ai fut në gojë disa bletë duke i thithur dhe më pas i largon nga goja.

Siç duket i riu nga Kina ka gjetur një taktikë mjaft të mirë për t’i trajtuar ato./lajmi.net